Pas Massimiliano Allegri edhe Cristiano Ronaldo nën hetim

Pas Massimiliano Allegri, zyrat kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë janë përqendruar te të ardhurat e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldos.

Marketing

Për portugezin nën dyshim dhe hetim janë tre tërheqje parash prej 220 mijë eurosh nga ana e tij midis Dhjetorit 2020 dhe Shkurtit 2021.

Duke iu referuar këtyre burimeve bëhet me dije se Ronaldo ka shpenzuar 31.4 milionë euro nga 1 Janari 2020 deri më 31 Mars 2021, periudhë ku të ardhurat për sulmuesin arritën në 33.9 milionë euro. Në praktikë shuma e theksuar në raport korrespondon me 5% të shumës së mbledhur në dy muaj, ose 0.7% të shpenzimeve totale në periudhën e konsideruar.

Ndërkohë që sjellim në vëmendje se Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Manchester United kanë shfaqur interes për të firmosur me 36-vjeçarin, që pas tre viteve te Juventus po mendon për një eksperiencë të re.

Marketing