04/05/2024
Ballina Aktuale Pas më shumë 100 ditësh të agresionit, Putin tregon synimet e vërteta...

Pas më shumë 100 ditësh të agresionit, Putin tregon synimet e vërteta të Rusisë në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin është përpjekur të justifikojë pushtimin e Ukrainës nga Moska duke thënë se vendi i tij tani po përpiqet të rimarrë “territoret origjinale”, ashtu siç bëri sundimtari rus, Pjetri i Madh në fillim të shekullit të XVIII-të.

Marketing

Putini në fillim të agresionit rus kishte pohuar se ky ishte “operacion special ushtarak” dhe nuk është një pushtim klasik me synim të aneksimit të territoreve.

“Pjetri i Madh zhvilloi Luftën e Veriut për 21 vjet dhe duket se ai luftoi me Suedinë ndërsa hoqi diçka prej saj. Por ai nuk gdhendi asgjë! Ai po rifitonte [territorin]”, deklaroi i pari i shtetit rus në një takim me sipërmarrësit e rinj në Moskë, raporton bbc.

Duke vënë në dukje se po fliste për zonën në të cilën u themelua qyteti i Shën Petersburgut, Putin shtoi se asnjë nga vendet evropiane në atë kohë nuk e njohu këtë si territor rus.

“Të gjithë e njohën atë si Suedi dhe sllavët jetuan atje që nga kohëra të lashta së bashku me popujt fino-ugikë. Për më tepër, ky territor ishte nën kontrollin e shtetit rus”, tha ai.

“Me sa duket, fati ynë është të rifitojmë dhe forcohemi. Dhe nëse ne vazhdojmë nga premisa se këto vlera themelore janë themeli i ekzistencës sonë, ne sigurisht që do të kemi sukses në zgjidhjen e detyrave me të cilat po përballemi”, deklaroi 69-vjeçari.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar me sulme edhe gjatë ditës së sotme në shtetin ukrainas.

Marketing