



Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar nga nëntori, për të gjithë të vaksinuarit në vend.
Mediat bëjnë me dije se kryeministri Scott Morrison është shprehur se vendet me shkallë vaksinimi mbi 80% do të lejohen të udhëtojnë të lirë.
Aktualisht, njerëzit mund të largohen nga Australia vetëm për arsye të jashtëzakonshme, siç është puna ose vizita e një të afërmi që është në prag vdekjeje.
Ndërkohë, karantina e detyrueshme 14 ditore e hoteleve në Australi, e cila i kushton secilit udhëtar 3,000 dollarë australianë, do të hiqet gradualisht.