Pas Mekës dhe Medinës, hapet xhamia më e madhe në botë

Dy javë përpara nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, Algjeria ka hapur xhaminë e tretë më të madhe në botë. Gjatë një falje namazi, xhamia mund të mbajë deri në 120 mijë besimtarë.

Marketing

Karakteristikë e kësaj xhamie do te jetë minarja, e cila është 265 metra, cilësuar si më e larta në botë. Sa i përket kapacitetit për praninë e besimtarëve, kjo xhami do të renditet pas xhamisë në Mekës dhe asaj të Medinës, në Arabinë Saudite.

Ndërtimi i kësaj xhamie nisi në vitin 2012 dhe për afro 7 vite u përball me shumë vonesa dhe tejkalime të kostove. Vonesa pati edhe për shkak të ndryshimeve politike në qeverisjen algjeriane.

Xhamia ishte synimi i ish-presidentit Abdelaziz Bouteflika, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 2019, pas dy dekadash në pushtet. Bouteflika dha dorëheqjen pas protestave të shumta të qytetarëve dhe ndërhyrjes nga ushtria algjeriane. Ish-presidenti e kishte emëruar xhaminë me emrin e tij dhe kishte planifikuar ta përuronte atë në shkurt 2019, por nuk u lejua.

Xhamia ka kushtuar afro 900 milionë dollarë dhe për t’u ndërtuar është dashur puna e një kompanie kineze. Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune, përuroi zyrtarisht këtë të hënën Xhaminë e Madhe të Algjerisë në bregdetin mesdhetar të kombit të Afrikës Veriore. Për ndërtimin e këtij objekti ka pasur kritika se dyshohet se është ngritur në një zonë me rrezik sizmik, por qeveria e ka mohuar këtë dyshim.

Marketing