“Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe i ka të gjitha cilësitë që ta fitojë Topin e Artë”.
Kështu mendon ish-futbollisti Nicolas Anelka thotë se francezi do të jetë trashëgimtari i denjë i Messit dhe Ronaldos për këtë çmim prestigjioz.
Topi i Artë? “Janë të vjetrit që të gjithë e dini dhe i njihni, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por për mua, është Mbappe që i ka të gjitha cilësitë për ta fituar Topin e Artë”, tha Anelka.
“Ai është shumë i shpejtë, teknik. Ai ka kualitete të bëjë gjëra të mira. Ai e ka treguar këtë gjithmonë dhe e tregon në çdo ndeshje. Neymar është shumë i fortë gjithashtu, shumë i fortë”, nënvizoi 41-vjeçari.