Pas ndalimit edhe në Kosovë, Maqedonia do të shndërrohet në parajsën e bixhozit

Autoritetet kosovare kanë ndaluar të gjitha format e basteve për periudhë prej dhjetë vjet, pas vrasjes së dy të punësuarve në një kazino javën e kaluar.

Marketing

“Nuk do të lejojmë që këto hapësira të jenë arena të krimit që marrin jetë njerëzish”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton “Euronews”.

Haradinaj ka propozuar ligj për ndalesë të lojërave të fatit pas dy vrasjeve, ndërsa deputetët e miratuan të enjten e kaluar.

Ligji është futur në fuqi që nga dita e parë e muajit prill.

“Euronews” shkruan se lojërat e fatit janë bërë problem i madh në Kosovë, një prej vendeve më të varfra në Evropë, ku të papunë janë rreth një e treta e popullatës së aftë për punë.

Industria e lojërave të fatit është rritur shpejtë gjatë dekadës së fundit dhe deri tani aty janë punësuar rreth 4000 persona. Shumicën prej tyre i ka kapluar frika për vendet e tyre të punës pas ndalesës më të re.

Pas Shqipërisë kazinotë dëbohen edhe nga Kosova, ndërsa tani paralajmërohet se do të hapen kazino të reja në Maqedoni për nevojat e shqiptarëve dhe kosovarëve që do të vijnë të organizuar në Maqedoni që të vazhdojnë të provojnë fatin e tyre këtu.

Marketing