Ballina Showbiz Pas ndarjes, J.Lo anulon turneun e koncerteve

Pas ndarjes, J.Lo anulon turneun e koncerteve

Pas gjithë tymnajës së thashethemeve për një divorc mes saj dhe Ben Affleck, artistja ka vendosur që të përqëndrojë të gjithë fokusin dhe energjitë te fëmijët dhe familja. Jennifer Lopez po bën një hap pas nga puna dhe angazhimet në karrierë, duke anuluar turneun muzikor të paralajmuar disa muaj më parë.

Marketing

Në një postim në faqen zyrtare në internet, Jennifer pohon se ndihet shumë e mërzitur dhe e zhgënjyer për këtë vendim.

“Lutem që ju ta dini se unë nuk do e bëja këtë nëse nuk do e ndieja absolutisht të nevojshme,” thotë Lopez në njoftimin zyrtar. “Ju premtoj se do ta shlyej këtë dhe do të jemi sërish bashkë. Ju dua shumë të gjithëve. Deri herën tjetër…”

Përpos mesazhit të veçantë të dedikuar ndaj gjithë admiruesve të muzikës, Lopez njoftoi në një tjetër faqe internet të quajtur Live Nation, se përveç anulimi të turneut, nevoja për të kaluar më shumë kohë me fëmijët, familjen dhe miqtë e ngushtë vjen mbi gjithçka në këtë moment delikat të jetës së artistes.

“Për ata që blenë përmes Ticketmaster, biletat do të rimbursohen automatikisht, fansat nuk duhet të bëjnë asgjë tjetër,” theksohet në këtë postim.

“Jennifer është shumë e përqendruar në projektin e saj të fundit dhe nuk dëshiron që media të prishë punën në këtë moment me gjithë lajmet dhe detajet që po qarkullojnë këto kohë,” tha një burim për “US Weekly”.

Kujtojmë që thashethemet për një ndarje të mundshme të çiftit të famshëm nisën kur Jennifer u shfaq vetëm në eventin e madh të modës, Met Gala 2024 dhe më pas në daljen publike të festimeve për “Memorial Day”. Thuhet se çifti jetojnë prej disa muajsh në shtëpi të ndara, Jennifer në vilën në Beverly Hills, ndërsa Affleck po kërkon shtëpi me qira afër së njëjtës zonë.

Exit mobile version