Ballina Showbiz Romeo publikon foton e parë me Heidin, lajmërohen nga jugu

Romeo publikon foton e parë me Heidin, lajmërohen nga jugu

Finalisti i “Big Brother VIP 3”, Romeo Veshaj dhe partnerja e tij, Heidi Baci kanë zgjedhur të pushojnë në bregdet, në jug, pas eksperiencës së gjatë në reality show.

Marketing

Këto pushime ishin premtuar nga aktori, e mesa duket e ka mbajtur fjalën që i ka bërë Heidit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për të pushuar në jug, së bashku me vëllain e tij dhe Bora Zemanin.

Nga ajo që shkruan Romeo, duket se Heidit i ka pëlqyer shumë jugu i vendit, madje shton se ajo nuk do të largohet.

“I kisha premtuar që do i tregoja jugun e Shqipërisë. Tani që e pa nuk i iket,”-shkruan Romeo në postimin e tij.

Postimi i tyre ka marrë shumë pëlqime dhe komente, duke qenë se është fotoja e tyre e parë pas “BBV”.

Marketing
Exit mobile version