Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nuk mund të bien dakord për një gjë pas divorcit.
Affleck dëshiron të ulë çmimin e rezidencës së tyre prej 68 milionë dollarësh, e cila është në treg, por duket se këngëtarja nuk është e lumtur për këtë vendim, transmeton Indeksonline.
Vila është nxjerr në shitje nëntë muaj më parë, por burimet pohojnë se ende askush nuk ka shfaqur interes për të. Agjentët e pasurive të paluajtshme thuhet se i kanë thënë ish-çiftit se duhet të ulin çmimin me të paktën 15%, me të cilin Ben duket se është dakord, por Lopez thuhet se ende i qëndron çmimit origjinal.
Lopez dhe Affleck më parë kishin tentuar fshehurazi të shesin së bashku shtëpinë e tyre të mëparshme, por pasi kjo dështoi, ata zyrtarisht e nxorën atë në shitje. TMZ-ja raporton se në fund të shtatorit të vitit të kaluar, ata morën dhe pranuan një ofertë prej 64 milionë dollarësh për rezidencën, por blerësit në fund u tërhoqën.