Pas ndarjes nga Ana Lleshi, Arsim Abdyli nis romancën e re me një tjetër konkurrente të “Për’puthen”? Ja mesazhet e dashurisë që kanë shkëmbyer

Pak javë pasi i dha fund romancës me Ana Lleshin, Arsim Abdyli duket se po nis diçka të re me një tjetër konkurrente të “Për’puthen”.

Bëhet fjalë për Antonela Berishën, e cila është ende pjesë e programit, por postimet e saj të fundit në rrjete sociale kanë ngritur shumë dyshime.

Arsimi publikoi në Instagram-in e tij një foto, në të cilën shihej i veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Marketing

Image

Këtë foto, Antonela e ka ripostuar në Instastory-n e saj dhe në të ka shkruar: “Zemra ime duket kaq bukur i veshur me ‘Dolce & Gabbana’”.

Ish-konkurrenti i ka kthyer përgjigje: “Ti je marijuana ime”.

Shkëmbimi i këtyre mesazheve romantike publikisht në rrjete sociale o kanë bërë të gjithë të mendojnë se ata mund të kenë nisur një lidhje dashurie jashtë programit.

Image

Pas ndarjes nga Lleshi, Arsimi u shpreh se ajo ishte shumë xheloze dhe se kërkonte të ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës dhe prandaj, me ironi, ai ei vuri emrin “Vëmendja”.

Image

Image

Marketing