Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama ka thirrur sot mbledhjen e Kryesisë së PS-së.
Mësohet se temë e diskutimit në këtë takim do të diskutohet për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së të mbajtur një ditë më parë Rama deklaroi largimin nga qeveria të 7 ministrave.
Rama shkarkoi nga detyra Lindita Nikollën, Arben Ahmetajn, Ditmir Bushatin, Damian Gjiknurin, Mirela Kumbaron, Niko Peleshin e Sonila Qaton.