Pas shumë vitesh negociata midis shtetit dhe ndërmarrjes “Makpetrol” dhe disa proceseve gjyqësore mbi pronësinë e gazpërçuesit, Kuvendi e miratoi dje ligjin, me të cilin gazpërçuesi kalon në pronësi 100 për qind të shtetit.
Ligji u votua me 60 vota “pro”, 30 “kundër”, ndërsa për të deputetët qeveritarë dhe të opozitës debatuan në ditët e kaluara në një seancë maratonë. Ligji u ndesh me një reagim të ashpër nga opozita, sipas të cilit kjo zgjidhje ligjore shkel disa nene të Kushtetutës. Ata i bënë thirrje presidentit të vendit që të mos nënshkruajë dekretin që shpall këtë ligj, siç thonë ata, skandaloz.
“Paralajmërojmë se do të parashtrojmë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, të cilën fatkeqësisht, njerëzit nga Qeveria nuk patën guxim ta nënshkruajnë sepse e dinin që kjo zgjidhje ligjore është antikushtetuese, kështu që së pari u përpoqën ta kalonin përmes Avokaturës së Shtetit dhe së fundmi e gjetën zgjidhjen përmes shumicës qeverisëse dhe këtyre 62 deputetëve për ta nënshkruar këtë ligj”, tha Micevski.
Edhe nga partia “E Majta” gjithashtu informuan se ata i paraqitën një kërkesë Presidentit për të përdorur të drejtën e tij kushtetuese të vetos pezulluese dhe për të mos e dekretojë ligjin. Arsyet e kërkimit të kësaj nga presidenti janë kundërshtimi i ligjit me amendamentin 25 të Kushtetutës, dëmi dhe dyshimi i ligjit, si dhe kundërshtimi i ligjit sipas nenit 55 të Kushtetutës.
Nga “Makpetrol” dhe u paraqitën me sqarime, e cila përmes kumtesës thotë se askush asgjë nuk u dhuron, por se është bërë vlerësim i SHA “GA-MA” nga ana e Byrosë për ekspertizë dhe është konfirmuar vlera e tregut të shoqatës aksionare prej 65.547.810 euro. Gjysma e tyre apo 32.773.905 euro i takon Makpetrolit”, thonë nga kompania.