Pas Noizy-t, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për kapjen e Stresit

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për kapjen e Arkimed Lushajt, të njohur me nofkën Stresi, pas incidentit në një diskotekë në Pejë.

Marketing

“Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor””, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Pak ditë më parë, PK’ja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve edhe për kapjen e Noizy-t. 

Marketing