Pas orëve të gjata në luftë me flakët, shuhen plotësisht zjarret në Krujë, ndërhyrja nga toka dhe ajri vë në kontroll situatën

Pas orëve të gjata në luftë me flakët, shuhen plotësisht zjarret në Krujë, ndërhyrja nga toka dhe ajri vë në kontroll situatën

Zjarret që përfshinë disa zona të Krujës janë shuar plotësisht pas një operacioni intensiv të forcave në terren.

Ndërhyrja nga toka dhe ajri, e shoqëruar me punën e pandërprerë të zjarrfikësve, forcave të ushtrisë dhe strukturave të tjera të angazhuara, bëri të mundur neutralizimin e plotë të vatrave të zjarrit.

Pas ditësh përballje me flakët, situata në zonat e prekura është normalizuar dhe nuk raportohen më vatra aktive.

Ndërkohë forcat operacionale vijojnë të jenë të gatshme për monitorimin e zonave të prekura, me qëllim parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm.

Burimi: botasot.info / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF