Beatrix Ramosaj mbrëmë u shfaq me një video që nuk e kemi parë. Këngëtarja dhe ylli i Big Brother Albania VIP 1 është parë duke qarë për shkak të bullizmit që ajo ka përjetuar në internet
Beatrix Ramosaj është shfaqur mbrëmë me një video në rrjetet sociale ku flet për bullizmin që asaj i është bërë nëpër rrjetet sociale.
Tre muajt e fundit, mbase më shumë, është abuzuar pa fund me emrin tim. Jam mallkuar unë, është mallkuar familja ime. Kisha vendosur të heshti dhe mendoja si do ta përballoja tërë këtë presion por e shoh që thjesht nuk po mbaron për mua”, thotë në këtë video Beatrix.
Këngëtarja kohëve të fundit ka qenë vazhdimisht objekt debati nëpër rrjetet sociale, ku shpesh është bullizuar me fjalët e saj gjatë qëndrimit në Big Brother Albania VIP 1. Po ashtu, fansat e Borës vazhdimisht e kanë akuzuar Beatrix se ka shkatërruar lidhjen në mes të Donaldit dhe Borës.
Nuk do të doja as unë dhe as të tjerët të bullizoheshin apo të sulmoheshin në emrin tim. Të tregojmë qytetari dhe të ndërgjegjësohemi për gjërat që shkruajmë”, ka thënë tutje Beatrix në këtë video, shkruan GazetaExpress.
Sot, ajo ka bërë një reagim në rrjetet sociale kur ka shprehur një falënderim për të gjithë ata që e përkrahën në kauzën e saj.
“Faleminderit”, ka shkruar Beatrix si dhe ka postuar edhe një postim të “gruashkruan”.
“Dhe një Big Up @beatrixramosaj që tha: ‘mos bulizoni në emrin tim… Kaq thjesht është për çdo celebrity të thuhet kjo, që të mos bulizohet në emrin e tyre. Kur je kundër dhunës, je në princip, jo vetëm kur të konvenon ty”, shkruan në këtë postim.