Me qëllim që të garantohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e akteve në vend dhe për të gjitha të vlejnë afatet kushtetuese për publikim në Gazetën Zyrtare, Ministri i Drejtësisë Krenar Loga ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese 10 nisma në emër të Ministrisë së Drejtësisë dhe 10 në emrin e tij personal si qytetar, për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve të botuara në Gazetën Zyrtare në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës, përcjell TV21.
“Tani radhën e kanë gjyqtarët e respektuar të Gjykatës Kushtetuese, nga të cilët presim që të prononcohen për nismat me të njëjtin efikasitet, shpejtësi dhe përpikshmëri si në Udhëzimin për Librat Amë në seancën e kaluar të hapur.
Në iniciativat potencohet se në periudhën e kaluar është bërë publikimi i disa akteve për të cilat ka obligim kushtetues të publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, të cilat janë publikuar në kundërshtim me nenin 52, pra nuk është respektuar afati kushtetues prej shtatë ditësh për publikim të akteve.
Nga Gjykata Kushtetuese kërkohet gjithashtu që sipas detyrës zyrtare të shqyrtojë kushtetutshmërinë e akteve për të cilat nuk është respektuar afati kushtetues prej shtatë ditësh për publikimin e tyre”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.