Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pasi protestuesit hynë në rezidencën e tij zyrtare dhe i vunë flakën shtëpisë së kryeministrit. As kryeministri dhe as presidenti nuk ishin në ndërtesa.
Mijëra njerëz zbritën në kryeqytetin Kolombo, duke i bërë thirrje Rajapaksa-s të jepte dorëheqjen pas muajsh protestash për keqmenaxhimin e krizës ekonomike. Rajapaksa do të japë dorëheqjen më 13 korrik. Edhe kryeministri Wickremesinghe ka pranuar të japë dorëheqjen.
Kryetari e parlamentit Mahinda Abeywardana tha se presidenti vendosi të largohej “për të siguruar një dorëzim paqësor të pushtetit”. “Prandaj kërkoj nga publiku që të respektojë ligjin dhe të ruajë qetësinë”, tha ai.