Pas rastit të parë me Omicron, nuk vendosen masa shtesë

Pas konfirmimit të rastit të parë me variantin Omikron tek një burrë i ardhur para dy dite nga Britania e Madhe në Maqedoninë e Veriut autoritetet e shëndetësisë në vend nuk paralajmërojnë masa të reja restriktive. Ditë më parë, ministri në largim, i Shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi se mënyra më e mirë e mbrojtjes ndaj variantit Omicron është doza e tretë e vaksinës. Sa i përket situatës me pandeminë në vend sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me covid 19 ka rënë nën 500 persona.

Marketing

“Më shumë prej personave të sapoinfektuar janë nga Shkupi, pasojnë Manastiri , Prilepi , Ohri , Kumanova dhe Kavadari.

Epidemiologët në vend paralajmërojnë se gjatë festave të fundvitit numri i infektimeve me covid 19 mund të pësoj rritje. Ata apelojnë qytetarët që të jenë më të kujdesshëm gjatë festave dhe të respektohen masat anticovid. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19, prej fillimit të pandemisë ka arritur në 222.932, numri i të shëruarve në 210.319, I atyre që kanë ndërruar jetë në 7.894, kurse ai i rasteve aktive është 4.719.