Serie A publikon emrat e lojtarëve që mund të largohen me parametra zero

Merkatoja e dimrit po afron dhe shumë prej lojtarëve janë në skadencë kontrate dhe mund të largohen me parametër zero. Seria A ka një numër të madh lojtarësh, të cilët janë protagonistë në skuadrat që luajnë. Por cilët janë ata?

Marketing

Drejtori Sportiv Nedved deklaroi se rinovimi me argjentinasin, Paulo Dybala, kishte ngecur për shkak të dëmtimeve të shpeshta të lojtarit. Për momentin palët janë larg akordit, por gjërat mund të ndryshojnë duke parë interesimin nga rivalët e Serisë A për Dybalën.

Italiani është protagonist me skuadrën e tij, ku mban dhe shiritin e kapitenit. Rinovimi me klubin duket larg dhe për të siguruar shërbimet e tij është futur në garë Interi.
Kroati është pranë akordit me klubin e Interit, pasi është pika kyçe e lojës së Inzagit në mesfushë. Rinovimi mund të vijë në ditët në vijim

Presidenti Kairo deklaroi se aventura e sulmuesit me Torinon është drejt fundit. Italiani do të luajë në një klub më të madh dhe Milani është skuadra më e interesuar për të.

Ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe kapiten i ekipit. Ai dëshiron qëndrimin me kuqezinjtë dhe për këtë ka folur dhe me menaxherin Mino Raiola.

Presidenti Lotito nuk ka dhënë sinjale për ta mbajtur në ekip.

Akordi për rinovim është arritur me kohë por për nuk ka ardhur zyrtarizimi. Kolumbiani është titullar i padiskutueshëm për Juventusin prej vitesh.
Federiko Bernardeski ( Juventus)

Ajgenti i tij Federiko Pastorelo tha për mediat se dëshira e lojtarit është që të qëndrojë tek Juventus. Gjithsesi nuk janë gjetur një marrëveshje në termat ekonomikë për të rinovuar.

Duket i rilindur këtë sezon nën drejtimin e Inzagit. Rinovimi shihet me sy të mirë nga drejtuesit.

Kontrata e rinovuar është formalizuar, por nuk është bërë zyrtare akoma. Dëshira e lojtarit është të qëndrojë por ka hezitim nga drejtuesit.

Marketing