Pas Referendumit, edhe pesë deputet të VMRO-së i bashkohen shumicës parlamentare

Duket se procesi post-referendum do të jetë më interesant në zhvillimet që pritet të ndodhin në skenën politike në vend, shkruan Zhurnal.mk

Marketing

Lëvizjet që pritet të bëhen në shumicën parlamentare për ndryshimet që duhet të bëhen në Kushtetutën e vendit kërkojnë një numër më të volitshëm nga rradhët e deputetëve, kështu që kryeministri Zaev si kreu i partisë më të madhe në pushtet do të bëj hapin e rradhës që të afrojë ngat vetes edhe një numër tjetër të deputetëve nga ana e opozitës.

Kështu, nga 69 deputet sa numëron shumica parlamentare, ky numër do të rritet në 74 fillimisht pas largimit të 5 deputetëve nga rradhët e partisë opozitare VMRO.

Këtë për Agjencinë e lajmeve Zhurnal e konfirmojnë në kushte anonime burime partiake të cilat theksojnë se kjo lëvizje ka të bëj me ndonjë ngjarje që do të ndodh pas Referendumit apo ndonjë marrëveshje të fshehtë që për momentin mbahet shumë sekret.

Ndonëse nuk përmenden emra të caktuar se cilët nga këto deputet do të kalojnë në anën e shumicës parlamentare, megjithatë Agjencia e lajmeve Zhurnal ka informacione të sigurta të cilat do i shpalosë në ndonjë rast tjetër më afër këtij procesi (kalimi të deputetëve).

Me këtë rritje të numrit të deputetëve, Zaev siguron një shumicë më stabile duke ju afruar kështu numrit prej 80 deputetësh apo 2/3 e votave numër ky i nevojshëm edhe për ndryshimet kushtetuese.

Marketing