Javën e kaluar u përfol shumë ribashkimi i Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.
E secili detaj i mundshëm merr vëmendjen e publikut, shkruan lajmi.net.
Disa detaje të reja ngrisin dyshime se dyshja madje kanë kaluar edhe pushimet bashkë.
Ishte Donaldi ai i cili javën e kaluar ka postuar foto dhe video nga bregdeti i Vlorës.
E një javë pas, Bora ka postuar foto nga jugu i Shqipërisë e veshur në bikini buzë plazhit.
Mjedisi ku janë shkrepur fotot duket i njëjtë e po ashtu ata kanë përdorur të njëjtat efekte për të edituar fotot e tyre. Ajo nuk ka bërë asnjë postim tjetër në ‘Instastory’ për të treguar se fotot janë shkrepur sot apo me kë është e shoqëruar.
Kujtojmë se Bora dhe Donaldi u panë krah njëri-tjetrit në after party-n e sfilatës më të madhe të modës në Prishtinë organizuar nga Valdrin Sahiti