Koronavirusi po vazhdon të paraqitet problem i madh te klubet e Serie A.
Skuadra e Juventusit, ka konfirmuar se lojtari i ardhur këtë verë, Weston McKennie, ka dalë pozitiv në COVID-19.
Mckennie bëhet lojtari i dytë i Juventusit i prekur nga koronavirusi, pas infektimit të Ronaldos te Kombëtarja e Portugalisë.
“Juventus njofton se gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, lojtari Weston McKennie ka dalë pozitiv në Covid 19”, thuhet në njoftimin e klubit.
Tutje thuhet se i gjithë ekipi ka hyrë në izolim vullnetar, dhe nuk do të ketë kontakte me personat jashtë grupit