Pas sherrit me Noizy-n,policia arreston 36-vjeçarin,kishte thyer masën e sigurisë

Policia ka vënë në pranga reperin Kleviol Ahmeti, i cili njihet me emrin e artit “Cllevio”. Arrestimi i tij u bë një ditë pas sherrit me Noizy-n.

Marketing

Kujtojmë se edhe Noizy dhe babi i tij u proceduan penalisht në gjendje të lirë pas sherrit që nisi në rrjetet sociale u përshkallëzuar në dhunë fizike.

Mësohet se arrestimi i 36-vjeçarit u bë pasi ky i fundit në momentin e ngjarjes ai duhet të ishte në arrest shtëpie.

Ahmeti ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa në muajin mars të vitit të kaluar ai është ndaluar nga uniformat blu duke drejtuar një automjet pa patentë ndërkohë që gjatë kontrollit i janë gjetur tre thika dhe një sasi lënde narkotike.

“Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi K. A. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi K. A. është lokalizuar në lagjen “Çlirimi”, në qytetin e Lushnjës.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në 19.03.2021, shtetasi K. A. është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi K. A. ka qenë i dënuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe kanosje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”,-njofton policia.

https://video.fskp2-1.fna.fbcdn.net/v/t39.25447-2/286878643_695762638207833_7820459232174961753_n.mp4?_nc_cat=103&vs=19c08897602290a6&_nc_vs=HBksFQAYJEdMTnJHUkZaX19YY3luZ0NBRmwwTnJJODJvZHNibWRqQUFBRhUAAsgBABUAGCRHRVd4RmhGdk5fQjNzMGtCQUd5c1RMN2FyY2NZYnJGcUFBQUYVAgLIAQBLBogScHJvZ3Jlc3NpdmVfcmVjaXBlATENc3Vic2FtcGxlX2ZwcwAQdm1hZl9lbmFibGVfbnN1YgAgbWVhc3VyZV9vcmlnaW5hbF9yZXNvbHV0aW9uX3NzaW0AKGNvbXB1dGVfc3NpbV9vbmx5X2F0X29yaWdpbmFsX3Jlc29sdXRpb24AEWRpc2FibGVfcG9zdF9wdnFzABUAJQAcAAAmgoLZ6bfEswgVAigCQzMYC3Z0c19wcmV2aWV3HBdAMij1wo9cKRggZGFzaF92NF81c2VjZ29wX2hxMV9mcmFnXzJfdmlkZW8SABgYdmlkZW9zLnZ0cy5jYWxsYmFjay5wcm9kOBJWSURFT19WSUVXX1JFUVVFU1QbCogVb2VtX3RhcmdldF9lbmNvZGVfdGFnBm9lcF9zZBNvZW1fcmVxdWVzdF90aW1lX21zATAMb2VtX2NmZ19ydWxlCnNkX3VubXV0ZWQTb2VtX3JvaV9yZWFjaF9jb3VudAYxNDQ5NDERb2VtX2lzX2V4cGVyaW1lbnQADG9lbV92aWRlb19pZBAxNzI4Njc2NDc3NDgwNjQxEm9lbV92aWRlb19hc3NldF9pZA81MjE1OTEyMjk2NjQ4MjYVb2VtX3ZpZGVvX3Jlc291cmNlX2lkEDIzNjUxMjU3MjM2Mjc2NDkcb2VtX3NvdXJjZV92aWRlb19lbmNvZGluZ19pZA83MjI5MzcyMDIyNDU3OTIOdnRzX3JlcXVlc3RfaWQAJQIcACXEARsHiAFzBDU0ODkCY2QKMjAyMi0wNi0wNwNyY2IGMTQ0OTAwA2FwcBRGYWNlYm9vayBmb3IgQW5kcm9pZAJjdBlDT05UQUlORURfUE9TVF9BVFRBQ0hNRU5UE29yaWdpbmFsX2R1cmF0aW9uX3MJMTguMTk3MzMzAnRzFHByb2dyZXNzaXZlX29yZGVyaW5nAA%3D%3D&ccb=1-7&_nc_sid=edb743&efg=eyJ2ZW5jb2RlX3RhZyI6Im9lcF9zZCJ9&_nc_ohc=XAGHS5EGsNAAX_nKmj1&_nc_ht=video.fskp2-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT9_kynAafPCJXkV3VlaOpVSausfoJv9iJ7VXP-s8cD_MQ&oe=62A48D37&_nc_rid=579365477588694