Pas shkarkimit të Janevës, nesër rregullohet statusi i prokurorëve të tjerë

Pas rishikimit të propozimit të Kuvendit, Këshilli i Prokurorëve njëzëri ka vendosur që Katica Janeva të shkarkohet nga funksioni i prokurores speciale publike për sjellje joprofesionale dhe të pandërgjegjshme.Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski tha se vendimi hyn në fuqi menjëherë. Këshilli i prokurorëve mbetet që ta rregulloj edhe statusin e prokurorëve të tjerë të Prokurorisë Speciale, për shkak se mandati i tyre nuk mund të tejkalojë mandatin e kryeprokurores speciale. Këshilli i prokurorëve mbetet që nesër të mbajë mbledhje mbi këtë çështje.

Marketing

“Të hënën do të konstatojmë me vendim për statusin e prokurorëve tët jerë. Ndërsa sa i përket zëvendësimit të Janevës, nuk ka kushte për caktimin e një ushtruesi të detyrës në krye të Prokurorisë Speciale, për shkak se sipas ligjit, propozimin për emërimin e prokurorit special e merr Kuvendi. Presim propozim nga Kuvendi dhe nëse do të na dorëzohet, atëherë do të veprojmë sipas propozimit, për shkak se ligji akoma është në fuqi”, theksoi Kolevski.

Procesi për shkarkimin e Janevës filloi më 5 shtator, kur Komisioni parlamentar për emrëime dhe zgjedhje miratoi konkluzionin për të shkarkuar Janevën dhe ky vendim më pas u miratua edhe në Kuvend, duke iu dorëzuar edhe Këshillit të Prokurorëve. Janeva u shkarkua për shkak të punës joprofesionale, joligjore dhe të papërgjegjshme. Edhe në bazë të ligjit, mandati i Janevës zyrtarisht skadonte sot,por ajo u dorëheq më 15 korrik, menjëherë pas shpërthimit të rastit “Reket”.