Pas shumë ofertave, Chelsea hap bisedimet me Brojën

Pas paraqitjeve të mira te Southamptoni ku luajti si i huazuar sezonin e kaluar, Armando Broja ka zgjuar interesim te shumë skuadra evropiane.

Marketing

Sulmuesi shqiptar ende nuk e ka të qartë se cila do të jetë e ardhmja e tij pasi Chelsea ende nuk ka vendosur nëse do ta shesë apo ta mbajë atë në skuadër për sezonin 2022/23.

Largimi i Romleu Lukakut drejtë Interit ka krijuar hapësirë në sulm, por nuk është e qartë nëse trajneri Thomas Tuchel do t’ia besojë 20 vjeçarit një rol kaq të rëndësishme në formacionin e tij.

“Daily Mail” raporton se Chelsea po përgatitet që së shpejti të zhvillojë bisedime me Armando Brojën për të përcaktuar të ardhmen e tij.

Sulmuesi shqiptar kërkohet nga Evertoni, West Hami dhe Newcastle United në Premier Ligë, ndërsa është lidhur edhe me skuadra jashtë Anglisë si Milani, Napoli dhe Roma.