Pas “skandalit”, Zhugiq, cili do jetë qëndrimi i ASH-së ndaj VMRO-së?

Pas “skandalit” të kryetares së komitetit qendror të grave të të VMRO-së, Jelena Zhugiq e cila në një audio e shfaqur në media ka fyer rrënd shqiptarët, në rrjetet sociale shqiptarët komentojnë, “a do vazhdon edhe më tej partia Aleanca për Shqiptarët, gjegjësisht sekretari i përgjithshëm i kësaj partije, Arben Taravari të thotë se partia e tyre ideologjikisht janë më të përafërt me VMRO-në”, përcjell Zhurnal.mk.

Marketing

Në Audion dëgjohet zëri i kryetarës së komitetit qendror të grave të të VMRO-së, Jelena Zhugiq, ku flet për zgjedhjet lokale se si shqiptarët do të pushtojnë Butelin dhe do të ndryshohet karta etnike e Maqedonisë, si federalizim dhe kampe të emigrantëve. ( linku i audios , zhugiq, i plotë:

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe Kryetari i Komunës së Gostivarit, në disa debate televizive , paralajmëronte një koalicion parazgjedhor me VMRO-në, për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetor të këtij viti.

Taravari në një prej debateve kohë më parë në “Click Plus” në TV21, tha se nëse në zgjedhjet e ardhshme lokale BDI përsëri formon një koalicion me LSDM, ata do të formojnë një koalicion me VMRO-DPMNE.

“Nëse BDI përsëri formon një koalicion me LSDM-në, ne do të formojmë një koalicion me VMRO-DPMNE-në dhe anasjelltas, nëse BDI-ja formon një koalicion me VMRO-DPMNE-në”.

Sipas Taravarit, Aleanca për Shqiptarët ideologjikisht janë shumë më afër me VMRO-në, se sa me LSDM-në.

Por pas “skandalit” të Jelena Zhugiq, ku dëshmohet se VMRO-DPMNE ende po luan në kartën e nacionalizmit për fitimin e pikëve politike. Cili do të jetë tani e tutje qëndrimi i Arben Taravarit , dhe Aleancës për Shqiptarët?

Në momentet kur pritet që VMRO DPMNE të reflektojë drejt ndryshimit, mendësia nacionaliste dhe kundërthënëse e partisë opozitare maqedonase është për të ardhur keq, komentojnë kështu shqiptarët në rrjetet sociale.