Pas Skender Rexhepit – Zejd edhe Hisni Ismaili kundër marrëveshje se re me “LEVICA”-në

Pas lajmit jozyrtarisht të publikuar në Zhurnal.mk se deputeti i AlterNativës, Skender Rexhepi – Zejd, nuk do të mbështesë shumicën e re në të cilën është përfshir partia kontraverse “Levica” e Apasievit, zhurnal jozyrtarisht mëson se edhe deputeti nga “AlterNativa”, Hysni Ismaili është kundër një marrëveshje me “LEVICA”-në, përcjell Zhurnal.mk.

Marketing

Sipas burimit tanë, Hisni Ismaili gjithashtu është kundër një bashkëpunimi me partinë “Levica”, parti e cila njihet tashmë botërisht se është anti NATO, anti BE dhe Anti amerikane, kundër Marrëveshjes së Prespës, Ohrit, Gjuhës Shqipe, dhe se do të kërkon nga partia e tij të tërhiqet nga kjo marrëveshje, përcjell Zhurnal.mk.

Tani deputetët Skender Rexhepi – Zejd, si dhe Hisni Ismaili do të kërkojnë që partia e tyre të tërhiqet nga shumica përndryshe vota e tyre nuk do të jetë për këtë qeveri të re, shkruan Zhurnal.mk.