- Makedonski Telekom e bën teknologjinë 5G të disponueshme për të gjithë me T Tabletët dhe T Phones e rinj të përditësuar
- Me ekran prej 10,4 inçësh dhe kohëzgjatje të baterisë deri në 13 orë, T Tablet është i përkryer për striming, argëtim, kërkim dhe mësim në lëvizje.
Makedonski Telekom si pjesë e Grupacionit Dojçe Telekom është e përkushtuar që ta zgjerojë lidhjen 5G për abonuesit e saj, pavarësisht nëse bëhet fjalë për investime në infrastrukturë, sigurim të rrjetit, zhvillimin e tarifave apo disponueshmëri të pajisjeve.
Mbulimi me 5G, i cili deri në fund të vitit do të jetë 70%, na sjell më pranë një të ardhmeje të vërtetë digjitale. Shtrirja e gjerë dhe shpejtësitë e jashtëzakonshme të teknologjive të gjeneratës së pestë lejojnë qasje momentale dhe të vazhdueshme në të gjitha burimet e nevojshme për një jetë të lidhur. Dhe ndërsa rrjeti 5G bëhet gjerësisht i disponueshëm, hendeku në rritje midis atyre që munden dhe atyre që nuk mund t’i lejojnë vetes pajisje 5G po rritet gjithnjë e më shumë.
Lansimi i T Tabletit të ri me çmim të disponueshëm do t’i mundësojë popullatës më të gjerë qasje drejt mundësive që i hap teknologjia 5G në më shumë fusha, nga argëtimi deri tek arsimi.
Pajisja ka ekran prej 10, 4 inçësh, me mundësi për eSIM, kamerë të parme prej 8 MP dhe opsion deponimi prej 128GB apo 2TV me Micro SD.
Tableti T, ashtu si T Phone, është rezultat i partneritetit të Dojçe Telekomit me Google, i krijuar për të ofruar qasje 5G për të gjithë – dhe është një kombinim i shkëlqyer i harduerit, softuerit dhe rrjetit. Pajisja përfshin qasje në Google Kids Space, Google Entertainment Space dhe si përfitim shtesë 100 GB hapësirë ruajtëse në renë kompjuterike të Google One, për një periudhë prove tremujore.
“Ne jemi krenarë që T Tableti i ri i bashkohet familjes së pajisjeve 5G të disponueshme për të gjithë, së bashku me T Phone dhe T Phone Pro. Me këto pajisje, gjithnjë e më shumë nga klientët tanë mund të shijojnë mundësitë e panumërta të rrjetit tonë 5G i cili zgjerohet gjithnjë e më shumë. Ne jemi të përkushtuar t’i lidhim të gjithë, kudo, jo vetëm me rrjetin më të mirë, por edhe me pajisje të disponueshme, sepse besojmë në një shoqëri digjitale të barabartë dhe përdorim të gjerë të teknologjisë” – deklaroi Emilia Andonovska, Drejtoreshë kryesore për abonuesit privatë.
Së bashku me lançimin e T Tabletit të ri, Makedonski Telekom i prezenton edhe modelet e reja të përditësuara të T Phone dhe T Phone Pro: me ngjyra të reja – „Blu hënore“ (T Phone Pro) dhe „Gri pluhuri“ (T Phone), ROM memorie dyfish më shumë, NFC të T Phone, kamerë të parme të T Phone dhe Android 13 në dy pajisjet.
T Tableti dhe modelet e reja të përditësuara të T Phone dhe T Phone Pro, gjithashtu me çmime të volitshme, do të dalin në shitje nga 24 gushti, si dhe një sërë aksesorësh të rinj të markës T, si: këllëfet e telefonit ose kufjet pa tela me një funksion të anulimit aktiv të zhurmës.
Prezantimi i këtyre pajisjeve 5G në tregun tonë është pjesë e planit për futjen e produkteve ndërkombëtare në tregjet ku është prezente Dojçe Telekom – të cilat përveç në Maqedoni do të jenë të disponueshme edhe në: Austri, Kroaci, Çeki, Gjermani, Hungari, Mal të Zi, Poloni, Rumani, Sllovaki dhe SHBA.
Specifikimet e plota
Т Tablet | |
Ekrani | 10,36” FHD; 2000×1200; 60Hz; raporti 15:9 |
Kamera e pasme | Pjesa e pasme: Sistem me kamerë të dyfishtë 8MP kryesore + 2MP thellësi |
Kamerë e parme | Selfi kamerë prej 8MP |
Rritje digjitale | Po |
Madhësia | Ekrani prej 10,4 inçësh |
Rezoluta | 2000*1200, ~ 220ppi |
Procesori dhe çipseti | MediaTek Dimensity 700 / Octa Core – 2* 2,2GHz + 6*2GHz |
Sistemi operativ | Android 13 |
Ngjyra | Gri e errët |
Bateria | 7000 mAh |
Bateria mund të ndërrohet | |
RAM/ROM | 6GB/128GB (Micro SD 2TB) |
LTE DL/UL | 390/150 |
5G | Po |
VoLTE dhe VoWiFi | jo (nuk ka mbështetje zanore) |
WIFI | WiFi 5 |
NFC | Nuk ka |
BT | 5.1 |
Модем | MT6833 |
Karikim i shpejtë | 15W (5V3A) |
SIM/MC | SIM i dyfishtë; eSIM+ Nano SIM + Mikro SD slot |
AOB | 2 përditësime të Android sistemit operativ
4 vjet mirëmbajtje e mbështetjes softuerike (MR) 3 vjet Google SMR mujor, vitin e 4 SMR tremujor |
Dimensione | 157,1 * 247,6 * 7,85 мм |
Mbrojtje nga uji dhe pluhuri | IP 52 |
Pesha | 488 gr |
Karakteristikat e përmirësuara në krahasim me edicionin 2022 të theksuara me ngjyrë magenta: | ||
T Phone | T Phone Pro | |
Ekrani | 6,52 “ HD + w/2,5D qelq | 6,82 “ HD + w/2,5D qelq |
Kamera | Ana e pasme : 50MP, 2MP, 2MP + LED
Ana e parme: 8MP 2K @ 30 fps video |
Ana e pasme: 50MP, 5MP, 2MP, 2MP
Ana e parme: 16MP 2K @ 30fps video |
Rritje digjitale | Pajisjet mbështesin rritje digjitale dhe të dyja pajisjet kanë makro kamerë të veçantë. | |
Memoria | 4GB RAM / 128GB ROM / deri 2 TV SD kartelë | 6GB RAM / 256GB ROM / deri 2 TV SD kartelë |
Bateria | prej 4500 mAh / 26 orë VoLTE kohë për biseda | prej 5000 mAh / 25 orë VoLTE kohë për biseda |
Bateria mund të ndërrohet | ||
SIM/MC | SIM + MC | SIM + MC |
Siguria | Hapja me fytyrë, sensor për gjurmën e gishtit | Hapja me fytyrë, sensor për gjurmën e gishtit |
Mbrojtje nga uji dhe pluhuri | IP52 | IP52 |
NFC/Bluetooth | Po | Po |
Karikim pa tel | Nuk ka | Po, 10W |
Karikikim i shpejtë | Po, 15W | Po, 15W |
Sistem operativ | Android 13 | Android 13 |
Çipset | MediaTek Dimensity 700 / Octa Core – 2* 2,2GHz + 6*2GHz | MediaTek Dimensity 700 / Octa Core – 2* 2,2GHz + 6*2GHz |
Cilësia e audios | Të dyja pajisjet mbështesin specifikime për cilësi HD Voice dhe EVS. | |
Ngjyra | Gri pluhur | Blu hëne |
Dimensione | 166,6 X 76,4 X 8,76 mm | 173,92 X 77,4 X 8,99 mm |
Pesha | 195 gr | 214 gr |
Mund të riparohet | Po | Po |