Pas takimit me Putinin në Moskë, Guterres mbërrin në Kiev për të takuar Zelensky-n

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka mbërritur në Kiev. Në kryeqytetin ukrainas ai do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky ditën e nesërme.

Marketing

Kujtojmë se Guterres u takua të hënën me presidentin rus Vladimir Putin.

Kujtojmë se pas takimit të djeshëm, lideri rus u shpreh ndër të tjera se pa Krimenë dhe Donbasin, s’mund të ketë marrëveshje me Ukrainën.

“Bisedimet po vazhdojnë, ato po mbahen online, shpresojmë se do të ketë rezultate pozitive. Por pa një marrëveshje për Krimenë dhe Donbasin nuk është e mundur të nënshkruhen garancitë e sigurisë për Ukrainën”.