Një shaka brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka mërzitur këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj. Ishte Ermal Mamaqi që nisi të ngacmonte Donaldin duke përmendur Bora Zemanin, teksa i tha se do ta marrë në filmin e tij.
Duke e marrë situatën me sportivitet, Donaldi ia ktheu se duhet ta paguajë mirë.
Çfarë po ndodh në Big Brother? Big Mama dhe Beniada puthën në buzë?
Ndërhyrja e Salsano Rrapit ku thotë se Donaldi do ta “vrasë” dhe Trixën gabimisht në film shkaktoi më tej të qeshura. Kjo skenë e ka lënë të mërzitur këngëtaren, e cila vendosi që të mos marrë pjesë në darkën me banorët, duke shmangur kështu dhe takimin me të dashurin e saj.
Prive raporton se Beatrix ka vendosur të largohet nga Shqipëria për disa ditë. Kjo ishte arsyeja pse Dagzi tha se nuk mund të vinte me taksi por i duhej aeroplan nëse ndërron mendje. Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani mbi këtë situatë