Ballina Lajme Rajon Pas tërmeteve Turqia përmbytet nga shirat, ka viktima

Pas tërmeteve Turqia përmbytet nga shirat, ka viktima

Pas tërmeteve të ndodhura në Turqi në datën 6 shkurt, vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe vdekjen e të paktën dhjetë personave, mes tyre një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Marketing

Sanliurfa, ishte zona më e prekur ku humbën jetën katër persona dhe Antijaman, ku një person humbi jetën. Siç u bë e ditur, katër të vdekurit në Sanliurfa humbën jetën në një nënkalim të përmbytur.

Pesë të tjerë të vdekur u gjetën në një apartament nëntokësor në rrethin Tadogan. Sipas Yeni Safak, pesë sirianë u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit.

Mediat turke kanë publikuar pamjet se si , sasia e madhe e ujit përmbyti kampet me tenda në të cilat jetojnë personat që humbën shtëpitë e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse të shkurtit.

Në video të tjera vërehet se ujërat e vrullshëm kanë “zhdukur” rrugët, duke tërhequr zvarrë makina dhe objekte të tjera pas tyre, ndërsa qytetarët bien në ujëra për të shpëtuar nënat dhe fëmijët.

Meteorologët paralajmërojnë, se dita e sotme me gjasë do të jetë edhe më e rëndë për nga intensiteti i reshjeve të dendura, që pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të natës.

Recep Tayyip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e njerëzve në zonat e goditura nga tërmeti gjatë fjalimit të tij në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij, duke theksuar se ministrat e qeverisë dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në zonë./

Marketing
Exit mobile version