Pas tragjedisë në Koçan, Toshkovski fillon me shkarkime në MPB

Ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas tragjedisë në Koçani ka marrë vendim për shkarkime në pozitat udhëheqëse në MPB- Koçani dhe Shtip.

Shkarkohen nga detyra:

Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme në Shtip

Zëvendësshefi i SPB Shtip

Shefi i Njësisë së Policisë në Shtip

Shefi i Njësisë për Polici Kriminalistike në Shtip

Shefi i Njësisë për Punë të Brendshme në Koçan

Komandanti i Stacionit Policor me Juridiksion të Përgjithshëm në Koçan

Shefi i Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Koçan.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëruan më shumë detaje për shkarkimet gjatë ditës në një konferencë për shtyp. /SHENJA/

Marketing