Përfaqësuesja e Kosovës dje bëri edhe një herë krenar shqiptarët me paraqitjen e saj.
Kosova dje u ndesh në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kundër përfaqësueses së Malit të Zi, kundër të cilës arriti të marr tre pikë pas golave të shënuar nga Amir Rahmani dhe Vedat Muriqi, shkruan lajmi.net.
Pas tre pikëve shumë të rëndësishme për kombëtaren, në dhomat e zhveshjes festa veçse kishte filluar.
Ishte Benjamin Kololli ai që ndau një video nga atmosfera në zhveshtore, Muriqi, Kololli dhe Valon Berisha po festonin fitoren me hitin e Dhurata Dorës ‘Zemër’.