Pas truprojes do të vritet edhe ministri i brendshëm i Shqipërisë, ja kush e jep alarmin?!

Kreshnik Spahiu është një ndër politikanët që ka hedhur dyshime të rënda mbi vdekjen e shoferit të Fatmir Xhafajt.

Marketing

Shkëlzen Qendro u gjet ditën e djeshme i vdekur në makinën e shërbimit tek Garda e Republikës.

Ndërkohë që policia ka deklaruar se 31-vjeçari ka kryer vetëvrasje, Spahiu shkruan se ai është vrarë.

Por jo vetëm kaq, Spahiu deklaron se pas tij e ka rradhën ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Kam një parandjenjë të keqe, që pas shoferit rradhën e ka Ministri”- shkruan Kreshnik Spahiu. Postime të tjera në lidhje me ngjarjen

Në Berlin sapo “mbëritën” 10 shofera ministrash. Kërkojnë azil para se të vet-vriten. Ngushëllime familjes por ashtu siç vdekja e Olldashit nuk ishte aksident, ashtu dhe vrasja e shoferit s’mund të jetë vetë-vrasje!

Marketing