Probleme te Kombëtarja e Shqipërisë.
Taulant Xhaka nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të kombëtares shqiptare për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës.
Për të zëvendësuar Xhakën nga sa mësohet nga lista e pritjes është thirrur Ergys Kaçe i cili ka një rol të ngjashëm me mesfushorin e Baselit por as ky i fundit nuk ka kthyer një përgjigje konkrete dhe nuk i është bashkuar ende kombëtares shqiptare.
Ditën e sotme do të mësohet përfundimisht nëse do të ketë një zëvendësues për Xhakën apo jo.