Pasaporta e RMV-së e 44-ta më e fuqishme në botë

Prestigjiozja “Henley Passport Index” rendit pasaportat botërore sipas numrit të destinacioneve në të cilat pronarët e tyre mund të udhëtojnë pa vizë.

Marketing

Indeksi përfshin 199 pasaporta dhe 227 destinacione të ndryshme udhëtimi.

Vendin e parë në këtë listë e ndajnë Japonia dhe Singapori me 192 vende në të cilat qytetarët e tyre mund të udhëtojnë lirshëm. Prandaj pasaportat e këtyre dy vendeve janë sot më të fuqishmet në botë.

Menjëherë pas tyre, me nga 190 shtete, janë Gjermania dhe Koreja e Jugut, të ndjekura nga Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja… deri në vendin e 44-të, ku renditet Maqedonia e Veriut dhe pasaporta e saj.

Sipas “Henley Passport Index”, me pasaportën e Maqedonisë së Veriut lirisht mund të udhëtohet në 125 shtete.