Problemi i mospasjes së materialeve për dokumentet personale, sidomos të pasaportave, ka përplasur sot ministrin teknik Naqe Çulev dhe zëvendës ministren plotësuese Sllavjanka Petrovska.
Sipas Çulev, Spasovski ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani me vlerë prej 7 milion euro, ndërsa nëpërmjet një aneksi ajo ka kaluar në 12 milion euro, që do të thotë pese milion euro më shumë.
Çulev deklaroi se për këtë e ka njoftuar edhe Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe pret që të merren masa.
“E njoftoj opinionin se e gjithë përgjegjësia për kaosin që është në MPB dhe shtet, dhe që pasojat më të mëdhaja i vuajnë qytetarët, bie mbi Oliver Spasovskin i cili ka qenë i obliguar që të marrë masa për të parandaluar këto vepra. Ekzistimi i indikacioneve që janë të lidhura me fakte dhe argumente tregojnë që nga personat përgjegjës në MPB është keqpërdorur detyra zyrtare. Me të gjithë volumin e provave materiale është njoftuar Prokuroria Publike për krim të organizuar dhe korrupsion dhe pritet për hetim të mëtejshëm”, deklaroi Çulev.
Ministri duhet të gjejë zgjidhje për mungesën e pasaportave dhe jo të merret me akuza, është kundërpërgjigjur zëvendës ministrja plotësuese Sllavjanka Petrovska, sepse siç arsyeton kjo e fundit, ai është në atë post për të zgjidhur hallet e qytetarëve .
“Unë apeloj që të gjendet një zgjidhe sa më e shpejtë ministry atë e ka si detyrim dhe në vend që të merret me çështje të vogla , do të duhet tu dalim në ndihma qytetarëve për këtë çështje . Ai është ministër jo për të bërë ankesa por për të ti zgjedhur problemet e qytetarëve . në qoftë se nuk dijë se si le të kërkojnë këshilla ne jemi këtu për ti ndihmuar ”, potencoi Petrovska.
Përderisa ministrat akuzojnë njëri-tjetrin se kush i ka fajet për mungesën e pasaportave, Televizioni 21, ka anketuar qytetarët në Tetovë. Këto të fundit ankohen se nuk mund të nxjerrin dokumente udhëtimi.
Qytetar: “Nuk japin as shqip, as maqedonisht, as turqisht, asnjëfarë lloji, isha në gjendje edhe me pare nuk ka asnjë çfarëlloj”.
Qytetar : “Aplikova duhet të pres terminin për fotografi, numër kontakti kishte kur do të më thërrasin atëherë do të dalim në fotografi. Për terminin më thanë do më thirin ata kur do të thonë, atëherë”.
Rreth 10 mijë shtetas janë në pritje për marrjen e pasaportave. Burime të MPB-së thanë se rezervat e pasaportave janë nga fundi, përkatësisht 5 mijë të tipit A dhe vetëm 300 në dy gjuhë.