“Sot në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës qëndroi Mehmet Prishtina, pasardhësi i familjes së heroit Hasan Prishtina, i shoqëruar nga Skender Asani dhe Hysen Berisha. Në shenjë falënderimi për punën dhe misionin e kësaj agjencie, drejtorit të saj Ylber Sela ia dhuroi një fotografi me portretin e figurës së Hasan Prishtinës .
Me këtë rast, drejtori Sela e njoftoi mikun Mehmet Prishtina me punën e deritashme të AZGJ-së dhe pengesat e ndryshme që shfaqen gjatë zbatimit të gjuhës në institucionet shtetërore.
Mehmet Prishtina përgëzoi drejtorin Sela për punën e bërë duke i uruar të vazhdojë me po të njëjtin seriozitet dhe profesionalizëm.” – zyra për inormim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës
Pasardhësi i heroit kombëtar Hasan Prishtina viziton AZGJ-nëSot në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës qëndroi Mehmet…
Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Lundi 2 mars 2020