Pasdite pritet përkeqësim i motit në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të motit jostabil, me të reshura të mëdha, bubullima të rralla dhe erë të përforcuar.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë me interval prej 12 deri 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 25 deri 32 gradë Celsius. UV-indeksi do të jetë 6.

Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit jostabil me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të ulet deri 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 29 gradë Celsius.

Marketing