Pashkët ortodokse, kreu i KOM, thirrje që të respektohen masat Covid

Këtë të dielë, besimtarët ortodoks kremtojnë festën e Pashkës. Festimet kanë filluar. Kryesisht me maska për fytyrën, qytetarët mbushën tempuj fetarë për të festuar të Premten e Madhe, ditën më të trishtuar në krishterim, sepse atë ditë Jezu Krishti u dënua dhe u kryqëzua në Golgota. Kryeministri Zoran Zaev më parë u bëri thirrje qytetarëve të luten kryesisht nga shtëpitë e tyre, dhe të mos hyjnë brenda kishave. Edhe kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, kryepeshkopi z.z. Stefan, me apel që gjatë ditëve të festës që fillon nga kjo e premte, të respektohen masat për mbrojtje nga Covid-19. Ai bën thirrje që me kohë të merren ilaçet dhe vaksinat kundër Covid-19.

Marketing

“Jetojmë në një kohë tundimesh të vazhdueshme. Dhe si pjesa tjetër e botës, edhe ne përballemi me probleme shëndetësore – përhapja e një sëmundje ngjitëse që ka përshkuar çdo aspekt të jetës. Për këtë arsye në mënyrë atërore kemi bërë thirrje dhe vazhdojmë të bëjmë thirrje respektimin me durim të masave të parashikuara, për kujdesin tonë dhe të tjerëve, si dhe të marrim me kohë ilaçet dhe vaksinat.”, tha z.z. Stefan, kryetar i KOM-it.

Gjëtë të Premtes së Madhe, nuk shërbehet liturgji, agjërohet duke ngrënë vetëm bukë thatë dhe ujë. Çdo i krishterë e kalon këtë ditë me lutje. Sipas traidtës, ngjyrosen vezët e Pashkëve dhe meqenëse e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, është ngjyra më e përdorur. Veza e parë e ngjyrosur quhet rojtari i shtëpisë, është patjetër në ngjyrë të kuqe dhe lihet në një vend të veçantë për një vit për të mbrojtur shtëpinë. Vezët e tjera plot ngjyra, simbolizojnë jetën dhe ndahen me të afërmit dhe miqtë.