Pasi aplikuan 28 mijë vajza, miliarderi japonez i bie pishman – heq dorë nga kërkesa për partnere

Një miliarder japonez i cili po kërkonte një “partner jete” femër për ta shoqëruar atë në fluturimin turistik për në Hënë, ka anuluar planet e tij.

Marketing

Sipas mediave të huaja “magjistari” i modës Yusaku Maezawa ftoi gra beqare mbi moshën 20 vjeçe të aplikojnë për ta shoqëruar atë në udhëtimin e tij.

Uebfaqja përmbante një listë të kushteve dhe kritereve, duke përfshirë: ato duhej të ishin të vetme; mbi moshën 20 vjeç; dhe me një interes për të shkuar në hapësirë.
Dhe që nga publikimi i shpalljes, thuhet se kanë aplikuar rreth 28 mijë vajza.

Megjithatë, pas kësaj, të enjten 44-vjeçari tha se po përjetonte “ndjenja të përziera” dhe u tërhoq nga kërkesa për shoqëruese, edhe pse nuk ka hequr dorë nga udhëtimi i tij në hapësirë në vitin 2023.

Kjo nuk është hera e parë që Maezawa, themeluesi dhe ish CEO i shitësit me pakicë të modës në internet Zozo, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale.

Ai më parë premtoi të ndajë 100 milionë jen (925,000 dollarë) midis 100 njerëzve të zgjedhur rastësisht, të cilët ndanë një nga tweet-et e tij.

Marketing