Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në pyetjen e gazetarëve se a do të japë dorëheqje nga kreu i partisë ,ka deklaruar se dorëheqjen do ta dorëzojë para organeve të partisë, pasi siç thotë ai nuk do të lejojë përçarjen e opozitës shqiptare.
“Dorëheqja ime nuk është objekt i njerëzve jashtë partisë, por është objekt i atyre që shohin një shpresë ose jo tek unë. Dorëheqja ime para organeve të partisë do të ofrohet, mos keni dilëme dhe ata do të duhet të vendosin nëse do të mundem unë të vazhdoj si kryetar partie edhe katër vite apo jo”, u shpreh Sela, duke shtuar se asnjëherë nuk do të lejojë që të përçahet opozita dhe BDl-ja të jetë përsëri rehat.
Kryetarët e partive të koalicionit “Tash është koha”, Ziadin Sela nga Aleancë për Shqiptarët dhe Afrim Gashi nga Alternativa, sot përpara Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mbajtën konferencë për shtyp, në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së për të formuar qeverinë.
Sipas tyre kjo marrëveshje është varrosje e demokracisë, si dhe një formë simbolike që nuk ka përmbajtje.
Kreu i ASH-së, Ziadin Sela para gazetarëve tha se BDl nuk ka aspak legjitimet pasi që e ka të blerë dhe të vjedhur, të shantazhuar e të frikësuar të qytetarëve, por edhe këtë shantazh që e bëri në ditën e zgjedhjeve, vazhdoi me të njëjtën logjikë dhe shantazhoi edhe veten e tyre me premtimin që bëri për premtimin.