Pasi korri fitore, Rama në Thumanë: Paskeni punuar fort, sikur e dinit që do fitonim!

Kryeministri Edi Rama menjëherë pas konfirmimit të mandatit të tij të tretë ka shkuar të vizitojë Thumanën, një ndër vendet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama ka vëzhguar nga afër procesin e punimeve dhe rindërtimit të shtëpive. Ai konfirmoi se puna ka vijuar me të njëjtin ritëm edhe ndërsa zhvillohej fushata elektorale, ndërsa shtoi se ‘punëtorët sikur e paskan ditur që zgjedhjet do fitoheshin nga PS’.

Kryeministri foli edhe për një simbol të Thumanës, që mund të jetë një pemë e mbjellë në një strukturë shumë të lartë. Po ashtu ai nuk i ka kursyer edhe batutat duke thënë se Thumana do të ketë një ndër bashkitë më të bukura, madje edhe se vetë ajo e Erion Veliajt.

Marketing

Rama: Thumana na ka votuar shumë, Laçi nuk na ka votuar shumë, por ne të vazhdojmë t’i mbarojmë këto, se të gjithë janë shqiptarë dhe të futen në shtëpi më të mira.

Do jetë kryevepër një pemë atje lart, pema e shpresës. Këtë siç është duhet parë më mirë nëse ka probleme strukturore dhe aty mbillet një pemë dhe bëhet super simbol i Thumanës. Paskat punuar fort këto tre javë, s’ka rënë ritmi fare. Këta e paskan dit që zgjedhjet do fitohen.

Kjo pjesa këtu do të jetë bashkia e Thumanës dhe më siguri Thumana do të ketë Bashki më të bukur se edhe vetë ajo e lali Erit.