Reperi Feronit Shabani, i njohur me nofkën ‘Fero’, ka paralajmëruar rikthimin në muzikë.
Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do publikojë këngën e tij të re, teksa ka publikuar edhe sekuenca të këngës së tij. Në disa pjesë, Fero ofendon ish-gruan e tij, Arbenitën, shkruan Insajderi.
Fero, sidoqoftë, u largua nga muzika me qëllim të vetëm, përkushtimin në fenë islame.
Mirëpo pas njoftimit për rikthim në muzikë, vërehetse në rrjetet e tij sociale ai ka larguar të gjitha postimet në lidhje me fenë.