Pasi u kërc’ënua me jetë, Arben Fetai rastin e raporton në polici

Ditë më parë, zëvendëskryeminsitri Arben Fetai bëri të ditur se, përmes një adresës elektronike është kërcënuar me jetë, përcjell TV21. Në lidhje me këtë, Fetai gjatë ditës së sotme e raportoi rastin edhe në polici ndërkohë që, u bëri thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi.

Marketing

“Sot, në ora 11:00, në Stacionin Policor Qendër (1), kam raportuar se kam marrë një kërcënim me vdekje në emailin tim zyrtar, i cili përmbante mesazhin “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI”, pas një deklarate mbi mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.

Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes nuk do t’i lejojmë të kalojnë. U bëj thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi. Kërcënuesit dhe ekstremistët qyqarë duhet të përballen me pasojat e ligjit: dënim me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet”, ka shkruar Fetai.

Marketing