Pasi u raportua së vëllai rrahu gruan, njëra nga motrat Mustafa bëhet nervoz dhe shan gazetaren

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme në media u raportua se vëllai i Motrave Mustafa, Liridoni, është denoncuar nga gruaja e tij për shkak të dhunës.

Marketing

Burime të “Indeksonline” kanë bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se është rrahur nga burri i saj, teksa të njëjtat burime thonë se ai është vëllai i motrave Mustafa dhe po i njëjti është ndaluar në mbajtje nga policia për 48 orë.

Gjatë ditës së sotme, “Indeksonline” ka publikuar një audio-incizim, ku sipas tyre në redaksinë e medias ka telefonuar Lulja, njëra nga motrat Mustafa duke përdorur gjuhë kërcënuese e të ulët, madje nuk i ka kursyer as të sharat.

“Marre duhet me ju ardhë për klikime me bo këso gjeste, muta, muta. Ta q* bota nanën, ta q*…”, ishte gjuha banale e Lules.

Marketing