Mariupoli po shkon drejt katastrofës shëndetësore dhe sanitare, paralajmëron kryetari i Bashkisë së qytetit port jugor të Ukrainës.
Kryetari i Bashkisë tha në Telegram se përveç se katastrofës humanitare të shkaktuar nga pushtimi rus, i cili ka nisur që prej 24 shkurtit, qyteti ndodhet në prag të një shpërthimi të sëmundjeve infektive.
Kjo deklaratë vjen pasi Rusia pretendoi se kishte marrë kontrollin e plotë të Mariupolit në fillim të kësaj jave.
Ministria ruse e mbrojtjes publikoi gjithashtu video të trupave ruse duke marrë në paraburgim Serhiy Volynskyy, komandantin e Brigadës së 36-të Special Detare të Marinës së Ukrainës që po ndihmonte në mbrojtjen e fabrikës së çelikut në Azov.