Shumë njerëz harxhojnë para të mëdha për të blerë produktet të shtrenjta të pastrimit.
Kjo pasi ata dëshirojnë që shtëpia e tyre dhe vendi ku qëndrojnë të jetë i pastër.
Vaska është një ndër ato objekte që duhet pastruar vazhdimisht dhe i duhet ndërruar uji pas çdo larjeje pasi në këtë mënyrë bëhet i mundur dizenfektimi i saj.
Por nuk mjafton me kaq pasi patogjenët agresivë dhe bakteret e ndryshme mbesin sërish brenda saj.
Për t’i rikthyer pastërtinë dhe shkëlqimin mjafton të shtoni në një enë 1 gotë uthull të bardhë rrushi dhe 2 lugë sodë buke.
Treteni masën në një kovë ose legen me ujë dhe pastroni gjithë sipërfaqen e saj me ndihmën e një sfungjeri.