Ekipet e NP ,,Higjiena komunale” – Shkup realizuan aksion për pastrimin e deponisë së madhe të egër që ndodhej në hyrje të varrezave në komunën Gjorçe Petrov. Në kuadër të aksionit u hoqën dhe transportuan afërsisht 60 metër kub kryesisht mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore.
NP ,,Higjiena komunale” – Shkup apelon deri te qytetarët ndërgjegjshëm të veprojnë me mbetjet e tyre dhe mos t’i hedhin në sipërfaqet publike, sepse në këtë mënyrë krijojnë deponi të egra të cilat e ndotin mjedisin e jetesës.
Me këtë rast i informojmë qytetarët e qytetit të Shkupit se mobiliet e vjetra dhe mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike mund t’i deponojnë në Qendrën për selektim në Karposh dhe Vardarishte pa pagesë.