Me kërkesë të Komunës së Studeniçanit, ekipet e NPK Studeniçani dhe ndërmarje tjera të angazhuara nga Komuna e Studeniçanit nga fillimi i rreshjeve të borrës janë vazhdimisht në teren me makineri të nevojshme për të pastruar rrugët lokale, e sidomos në viset malore ku lartësia e borrës arrin deri në 100cm.
Gjithashtu është hedhur edhe sasi e konsiderueshme e kripës në mënyrë që mos të paraqitet ngricë në rrugët lokale.
Deri tani punohet për pastrimin e rrugëve lokale për në vendbanimet: Maja e Zezë, Ellovë, Pagarush, Vërtekicë, Koliçan i Poshtëm, Koliçan i Epërm dhe Cvetovë.
Deri tani të gjitha rrugët lokale në Komunën e Studeniçanit janë të lëvizshme./aktuale.mk